Programi përmban një fjalor prej mbi 150 000 fjalësh, të cilat, në varësi të kategorisë së cilës i përkasin, arrijnë në mbi 2 300 000 trajta të papërsëritshme fjalësh.
Krahas trajtave dhe formave që dalin gjatë lakimit dhe zgjedhimit të emrave, mbiemrave, përemrave, numërorëve e foljeve, si dhe të pjesëve të pandryshueshme të ligjëratës (ndajfoljet, parafjalët, lidhëzat, pjesëzat e pasthirrmat), në program janë përfshirë dhe:
Trajta me ç’:
Dhjetëra mijëra trajta me ç’ të emrave dhe të mbiemrave në rasën emërore njëjës e shumës të pashquar, p.sh. ç’detyra, ç’ditë, ç’fjalë, ç’muzikë, ç’pushime, ç’punë, ç’vajza, ç’absolut, ç’inteligjent etj.
Dhjetëra mijëra forma me ç’ të foljeve në kohën e tashme, të pakryer e të kryer të thjeshtë të mënyrës dëftore, p.sh. ç’bëre, ç’diskutuam, ç’flitet, ç’këndove, ç’lexoje, ç’more, ç’prishe, ç’punoje, ç’shkruan, ç’thua etj. dhe në kohën e tashme e të pakryer të mënyrës habitore, p.sh. ç’kërkuakam, ç’lexuakeni, ç’marrkësha, ç’punuakëshe etj.
Qindra mijëra forma foljore me pjesëzën mohuese s’ në të tashmen, të pakryerën dhe të kryerën e thjeshtë të mënyrës dëftore, p.sh. s’kërkoj, s’pres, s’dola, s’flihet, s’merrej, s’punojnë, s’flet, s’fituam, s’bleva, s’arritën etj. dhe në të tashmen e të pakryerën e mënyrës habitore, p.sh. s’dëgjuakeni, s’kërkuakam, s’punuakësha, s’qëndruakan, s’vënkemi etj.
Qindra mijëra numërorë me trajtat që marrin kur lakohen si numërorë themelorë dhe rreshtorë në të dyja gjinitë, p.sh: dy, të dy, të dyve, të dyja, të dyjave, i dytë, i dyti, e dyta, të dytët, të dytat etj.
Janë plotësuar gjithashtu ndërtimet e tipit:
- njëvjeçar, dhjetëvjeçar, njëqindepesëdhjetëvjeçar etj.
- dykatësh, dhjetëkatësh, pesëdhjetëkatësh.
- pesëminutësh, dhjetëminutësh, tridhjetëminutësh etj.
- dyorësh, njëzetekatërorësh, dyzetetetorësh etj.
- njëditor, dyditor, dhjetëditor etj.
- dyshekullor, pesëshekullor, dhjetëshekullor etj.
- njëdhomësh, dydhomësh, katërdhomësh etj.
- dygjuhësh, katërgjuhësh, pesëgjuhësh etj.
- pesëdhjetëmetërsh, dyqindmetërsh, njëmijëmetërsh etj.
- katërmuajsh, nëntëmuajsh, njëzetekatërmuajsh etj.
- njëshifror, pesëshifror, tetëshifror etj.
- njëokësh, dyokësh, pesokësh etj.
- njëdimensional, dydimensional, tredimensional.
- dybitësh, tridhjetedybitësh, njëqindenjëzetetetëbitësh etj.
- katërjavësh, nëntëjavësh, dymbëdhjetëjavësh etj.
- dyinçësh, pesinçësh, dhjetinçësh etj.
- fletësh (njëfletësh, pesëfletësh), -fish (dyfish, dhjetëfish), -faqësh (gjashtfaqësh, nëntëfaqësh), -këndësh (katërkëndësh, pesëkëndësh), -dhëmbësh (dydhëmbësh, tetëdhëmbësh), -rrokësh (dyrrokësh, shtatërrokësh) etj.