Veçoritë e programit AS 2.0:
- Funksionon vetëm në Windows me të gjitha versionet “Microsoft Office” deri te 2013.
*Për Office 2016+ dhe Office 365 mund të shkarkoni nga Microsoft, duke klikuar te "Udhëzime"
- Përmban më shumë se 2 milionë trajta të fjalëve të gjuhës shqipe
- Korrigjim automatik
- Mundësia e shtimit të fjalëve të reja
Programi kompjuterik për drejtshkrim në gjuhën shqipe AS 2.0, tashmë në përdorim nga qindra mijëra shfrytëzues,
konsiderohet një domosdoshmëri për mënjanimin e shumë gabimeve drejtshkrimore.
AS 2.0 mbulon mbi 99 % të leksikut të gjuhës shqipe dhe ka përballuar me sukses testet për saktësi gjuhësore.
Çfarë përmban programi?
Programi përmban një fjalor prej mbi 150 000 fjalësh, të cilat, në varësi të kategorisë së cilës i përkasin, arrijnë në
mbi 2 300 000 trajta të papërsëritshme fjalësh.
Krahas trajtave dhe formave që dalin gjatë lakimit dhe zgjedhimit të emrave, mbiemrave, përemrave, numërorëve e foljeve,
si dhe të pjesëve të pandryshueshme të ligjëratës (ndajfoljet, parafjalët, lidhëzat, pjesëzat e pasthirrmat), në program janë përfshirë dhe:
* Trajta me ç’:
Dhjetëra mijëra trajta me ç’ të emrave dhe të mbiemrave në rasën emërore njëjës e shumës të pashquar, p.sh. ç’detyra, ç’ditë, ç’fjalë, ç’muzikë, ç’pushime, ç’punë, ç’vajza, ç’absolut, ç’inteligjent etj.
Dhjetëra mijëra forma me ç’ të foljeve në kohën e tashme, të pakryer e të kryer të thjeshtë të mënyrës dëftore, p.sh. ç’bëre, ç’diskutuam, ç’flitet, ç’këndove, ç’lexoje, ç’more, ç’prishe, ç’punoje, ç’shkruan, ç’thua etj. dhe në kohën e tashme e të pakryer të mënyrës habitore, p.sh. ç’kërkuakam, ç’lexuakeni, ç’marrkësha, ç’punuakëshe etj.
Qindra mijëra forma foljore me pjesëzën mohuese s’ në të tashmen, të pakryerën dhe të kryerën e thjeshtë të mënyrës dëftore, p.sh. s’kërkoj, s’pres, s’dola, s’flihet, s’merrej, s’punojnë, s’flet, s’fituam, s’bleva, s’arritën etj. dhe në të tashmen e të pakryerën e mënyrës habitore, p.sh. s’dëgjuakeni, s’kërkuakam, s’punuakësha, s’qëndruakan, s’vënkemi etj.
Qindra mijëra numërorë me trajtat që marrin kur lakohen si numërorë themelorë dhe rreshtorë në të dyja gjinitë, p.sh: dy, të dy, të dyve, të dyja, të dyjave, i dytë, i dyti, e dyta, të dytët, të dytat etj.
Janë plotësuar gjithashtu ndërtimet e tipit:
* njëvjeçar, dhjetëvjeçar, njëqindepesëdhjetëvjeçar etj.
* dykatësh, dhjetëkatësh, pesëdhjetëkatësh;
* pesëminutësh, dhjetëminutësh, tridhjetëminutësh etj.;
* dyorësh, njëzetekatërorësh, dyzetetetorësh etj.;
* njëditor, dyditor, dhjetëditor etj.;
* dyshekullor, pesëshekullor, dhjetëshekullor etj.
* njëdhomësh, dydhomësh, katërdhomësh etj.;
* dygjuhësh, katërgjuhësh, pesëgjuhësh etj.;
* pesëdhjetëmetërsh, dyqindmetërsh, njëmijëmetërsh etj.
* katërmuajsh, nëntëmuajsh, njëzetekatërmuajsh etj.
* njëshifror, pesëshifror, tetëshifror etj.
* njëokësh, dyokësh, pesokësh etj.
* njëdimensional, dydimensional, tredimensional
* dybitësh, tridhjetedybitësh, njëqindenjëzetetetëbitësh etj.
* katërjavësh, nëntëjavësh, dymbëdhjetëjavësh etj.
* dyinçësh, pesinçësh, dhjetinçësh etj.
* fletësh (njëfletësh, pesëfletësh), -fish (dyfish, dhjetëfish), -faqësh (gjashtëfaqësh, nëntëfaqësh), -këndësh (katërkëndësh, pesëkëndësh) -dhëmbësh (dydhëmbësh, tetëdhëmbësh), -rrokësh (dyrrokësh, shtatërrokësh) etj.
Çfarë ofron programi?
Programi bën mbi 5 milionë korrigjime automatike për gabime të llojeve të ndryshme. Këto korrigjime automatike mund t’i grupojmë në korrigjime të gabimeve që ndodhin për shkak të njohurive jo të mira gjuhësore dhe në korrigjime të gabimeve që ndodhin për shkak të shpejtësisë së shkrimit.
Shkarko